Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, vodhi disa produkte në një market

Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Më 12.02.2025 pas zhvillimit të hetimeve është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte

Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, vodhi disa produkte në një market

Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më 12.02.2025 pas zhvillimit të hetimeve është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte kryer vjedhjen e disa produkte në një market. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.