“Askush nuk dëshiron një Afganistan të dytë”, Zelensky: SHBA duan të kënaqin Putin, marrëveshjet pa Ukrainën janë të kota

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu keqardhjen që Shtetet e Bashkuara , të cilat duan të fillojnë bisedimet me Rusinë, duan të “kënaqin Putinin” dhe i përshkroi aftësitë e mbrojtjes evropiane si “të dobëta”, në një intervistë të transmetuar të hënën nga rrjeti publik gjerman ARD. “Problemi është se Shtetet e Bashkuara po thonë sot gjëra [...]Read More...

“Askush nuk dëshiron një Afganistan të dytë”, Zelensky: SHBA duan të kënaqin Putin, marrëveshjet pa Ukrainën  janë të kota

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu keqardhjen që Shtetet e Bashkuara , të cilat duan të fillojnë bisedimet me Rusinë, duan të “kënaqin Putinin” dhe i përshkroi aftësitë e mbrojtjes evropiane si “të dobëta”, në një intervistë të transmetuar të hënën nga rrjeti publik gjerman ARD.

“Problemi është se Shtetet e Bashkuara po thonë sot gjëra që janë shumë të këndshme për Putinin. Mendoj se këtu qëndron problemi. Sepse ata duan ta kënaqin atë. Të takohen me njëri-tjetrin dhe të kenë një sukses të shpejtë. Megjithatë, një armëpushim nuk do të ishte një sukses”, tha udhëheqësi ukrainas.

Ai paralajmëroi se përfundimi i luftës në Ukrainë mund të çojë në një situatë të ngjashme me atë në Afganistan në vitin 2021.

“Nuk mund ta heqësh këtë nga tavolina. Nuk funksionon kështu. Nuk mendoj se dikush është i interesuar për një Afganistan 2.0”, u shpreh Zelensky.

Ai gjithashtu theksoi se “marrëveshjet pa Ukrainën do të jenë të kota”.

“Çdo gjë për të cilën Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund të bien dakord – nëse duan të bien dakord për ndonjë gjë – ka të bëjë me marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Ata sigurisht nuk mund të negociojnë mbi njerëzit tanë dhe jetën tonë. Për një fund të luftës pa ne. Ne jemi shtet i pavarur.”, u shpreh ai./abcnews.al