VIDEO/ Në nder të Papa Françeskut, bien kambanat e vajtimit në katedralen “Shën Pali”
Në katedralen “Shën Pali” në Tiranë nisën të bien kambanat e vajtimit, të nder të Papa Françeskut. Ndërkaq, për nder të Papa Françeskut, në orën 18:00 do të mbahet Mesha e Dritës në Katedralen e Shën Palit. Papa Françesku u shua mëngjesin e sotëm, më 21 prill 2025, në moshën 88 vjeçare si Papa i [...]Read More...

Në katedralen “Shën Pali” në Tiranë nisën të bien kambanat e vajtimit, të nder të Papa Françeskut. Ndërkaq, për nder të Papa Françeskut, në orën 18:00 do të mbahet Mesha e Dritës në Katedralen e Shën Palit.
Papa Françesku u shua mëngjesin e sotëm, më 21 prill 2025, në moshën 88 vjeçare si Papa i 226-të i Kishës Katolike Romake, udhëheqës i Kishës Katolike e njëkohësisht sovran i Vatikanit u zgjodh më 13 mars 2013, i pari papë jezuit dhe amerikano-latin. Ai është po ashtu, papa i parë jo-europian në 1200 vitet e fundit. Mesazhin e tij të fundit për besimtarët në mbarë botën e dha të Dielën e Pashkëve edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore./abcnews.al