Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen me paraqitjen elegante në një dasmë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj, këtë herë në një dasmë ku u shfaq elegante dhe në formë të shkëlqyer.
Jahjaga kishte zgjedhur një fustan të kuq elegant, i cili i vinte në pah linjat, ndërsa flokët e stilizuara me valë, grimi glam dhe bizhuteritë diskrete e plotësuan pamjen e saj.
Për përgatitjen e dukjes të ish-presidentes u kujdes grimieri Meriton Bajrami, i cili publikoi një fotografi nga mbrëmja me përshkrimin: “Glamour në çdo detaj”.
Atifete Jahjaga/Instagram
Paraqitjet e Atifete Jahjagës kanë marrë shpesh vëmendje edhe gjatë viteve të fundit, veçanërisht për stilin dhe zgjedhjet e saj në evente publike.
Edhe këtë herë, ish-presidentja u shfaq me një pamje të kuruar deri në detaje, duke kombinuar elegancën me një stil që nuk kaloi pa u vënë re. /Telegrafi/
Atifete Jahjaga/Instagram
Atifete Jahjaga/Instagram
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



