Avokati Jashari: Prokuroria e spostoi ftesën për Kurtin pas zgjedhjeve

Avokati Arbër Jashari ka thënë se Prokuroria mund të ketë spostuar qëllimisht çështjen e thirrjes së Kryeministrit Albin Kurti për dëshmi në Prokurorin Speciale  për të shmangur ndikimin në procesin zgjedhor dhe për të mos u përfshirë në debatet publike. ‘’Besoj që prokuroria qëllimshëm e ka spostuar këtë çështje , ndoshta për t’u mos bërë

Avokati Jashari: Prokuroria e spostoi ftesën për Kurtin pas zgjedhjeve

Avokati Arbër Jashari ka thënë se Prokuroria mund të ketë spostuar qëllimisht çështjen e thirrjes së Kryeministrit Albin Kurti për dëshmi në Prokurorin Speciale  për të shmangur ndikimin në procesin zgjedhor dhe për të mos u përfshirë në debatet publike.

‘’Besoj që prokuroria qëllimshëm e ka spostuar këtë çështje , ndoshta për t’u mos bërë pjesë e debateve dhe mos të jap përshtypje që po ndikon në procesin zgjedhor’’, tha Jashari për FrontOnline.

Ai konsideron se kjo nuk është një çështje urgjente dhe se Prokuroria mund ta thërrasë përsëri Kurtin nëse ata e vlerësojnë se ai ka informata të rëndësishme për hetimin.

‘’Konsideroj se nuk është diçka urgjente dhe prokuroria mundet prapë ta thërras Kurtin  nëse ata e vlerësojnë që Kurti ka informata të rëndësishme për hetimi e një çështjeje penale që mund t’i hyjë në punë prokurorisë çfarëdo qofshin ato’’, deklaroi Jashari.

Jashari theksoi gjithashtu se Prokuroria mund të ketë dëshiruar të shmangë interpretime të mundshme që mund të paraqesin Kurti si viktimë ose si një figurë të dobët, varësisht se si e shohin njerëzit situatën.

‘’Fakti që se ka thirre këto ditë mendoj se lidhet me punën se nuk ka dashur të bëhet pjesë e diskursit publik dhe me krijuar përshtypjen sikur qëllimshëm po e dëmton ose po e favorizon Kurtin  sepse mund të interpretohet në dy forma, qoftë si një tendencë që ai paraqitet si viktimë ose qofte si tendencë që ai të paraqitet si i dobët, varësisht nga rrethanat apo mënyrës se si e gjykojnë njerëzit’’, potencoi avokati Jashari.

Sipas Jasharit dhe pse nuk dihet saktësisht se çfarë informacionesh kërkoi Prokuroria nga Kurti, fakti që ai është ftuar si dëshmitar tregon se mund të ketë informata të rëndësishme lidhur me çështjen penale. Në fund, Jashari e vlerësoi si të rëndësishme që dëshmia e Kurtit të merret, pavarësisht se ajo mund të ndodhë në një fazë më të vonë të shqyrtimit të çështjes.

‘’Duke qenë se nuk e di saktë çfarë informatash kërkoi prokuroria nga Kurti , nuk e di edhe për pasojat që mund të ketë mos paraqitja për dëshmi por sido që të jetë unë e vlerësoj se vetë fakti që ata e kanë paraparë dëshminë e tij si të rëndësishme dhe kanë konsideruar që ai mund të ketë informata qoftë për veprën penale, qofte për kryerësin apo rrethanat e kryerjes kur e kanë ftuar si dëshmitar mendoj që  është relevante që dëshmia e tij të merret gjithsesi’’, përfundoi Jashari.