Trump: SHBA duhet ta marrë Groenlandën

Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve sot në Shtëpinë e Bardhë se SHBA “duhet të ketë Grenlandën” për sigurinë globale. “Ne kemi nevojë për Grenlandën”, tha presidenti, shkruan CNN. “Gjë që është shumë e rëndësishme – për sigurinë ndërkombëtare, ne duhet të kemi Grenlandën. Nuk është çështja nëse mund të bëjmë pa të. Ne nuk [...]Read More...

Trump: SHBA duhet ta marrë Groenlandën

Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve sot në Shtëpinë e Bardhë se SHBA “duhet të ketë Grenlandën” për sigurinë globale.

“Ne kemi nevojë për Grenlandën”, tha presidenti, shkruan CNN.

“Gjë që është shumë e rëndësishme – për sigurinë ndërkombëtare, ne duhet të kemi Grenlandën. Nuk është çështja nëse mund të bëjmë pa të. Ne nuk mundemi.”

Bëhet e ditur se Trump pretendoi se kontrolli amerikan i Grenlandës është një çështje paqeje “për të gjithë botën”, jo vetëm për SHBA-në.

“Shikoni, ju keni anije luftarake në të gjithë vendin që kalojnë pikërisht nga Grenlanda. Ne nuk do ta lejojmë këtë”, shtoi Trump./abcnews.al