Zvicra shqyrton riaktivizimin e fortifikimeve të braktisura

Ushtria zvicerane po shqyrton rikthimin në funksion të fortifikimeve të braktisura të Luftës së Ftohtë, duke i shndërruar ato në qendra komunikimi ose depo municionesh për raste emergjente. Departamenti i Mbrojtjes ka ndryshuar qëndrim pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ndonëse deri në vitin 2022 Këshilli Federal e kundërshtonte këtë ide, shkruan The Local. Megjithatë, […] The post Zvicra shqyrton riaktivizimin e fortifikimeve të braktisura appeared first on Albinfo.

Zvicra shqyrton riaktivizimin e fortifikimeve të braktisura

Ushtria zvicerane po shqyrton rikthimin në funksion të fortifikimeve të braktisura të Luftës së Ftohtë, duke i shndërruar ato në qendra komunikimi ose depo municionesh për raste emergjente. Departamenti i Mbrojtjes ka ndryshuar qëndrim pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ndonëse deri në vitin 2022 Këshilli Federal e kundërshtonte këtë ide, shkruan The Local.

Megjithatë, propozimi duhet të kalojë nëpër debat parlamentar, pasi disa ligjvënës shprehen skeptikë. Deputeti Josef Dittli ka theksuar se një strategji e tillë është e diskutueshme dhe se duhet një plan i qartë për mbrojtjen para se të ndërmerren masa të tilla emergjente, transmeton albinfo.ch.

The post Zvicra shqyrton riaktivizimin e fortifikimeve të braktisura appeared first on Albinfo.