“Kërkuan të anulohej votimi se ishin në tualet”, Salianji: Mazhoranca kërkon që komisioni të mos bëjë kërkesa për informacion 

Welcome to Kosova Today

Kryetari i Komisionit për “TIMS” , Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat ku ka komentuar largimin e djeshëm të anëtarëve të PS nga komisioni.  Salianji shprehet  se ata kërkuan 5 minuta pushim dhe më pas nuk u rikthyen më duke regjistruar kështu një situatë të paprecendentë.  Ai po ashtu tha se anëtarët […]

“Kërkuan të anulohej votimi se ishin në tualet”, Salianji: Mazhoranca kërkon që komisioni të mos bëjë kërkesa për informacion 

Kryetari i Komisionit për “TIMS” , Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat ku ka komentuar largimin e djeshëm të anëtarëve të PS nga komisioni. 

Salianji shprehet  se ata kërkuan 5 minuta pushim dhe më pas nuk u rikthyen më duke regjistruar kështu një situatë të paprecendentë. 

Ai po ashtu tha se anëtarët e PS kërkuan që votimi i djeshëm të anulohej me arsyen e çuditshme sepse kishin qenë në tualet. 

Deputeti i PD shtoi, se PS tanimë nuk dëshiron që ky komision të bëjë kërkesa për informacion, madje kërkojnë që edhe këto kërkesa që janë depozituar të korrigjohen. 

“Ky parlament u bë dëshmitar të një ngjarje të paprecedente , ku anëtar të komisionit hetimor, pasi kërkuan 5 minuta pushim, në mënyrë tinzare nuk u rikthyen me në mbledhje. 

Anëtarët e PS kanë kërkuar në mbledhjet pasardhëse ndryshim të mendimit që kanë pasur në mbledhjet paraardhëse. 

Dje ata kërkonin që të anulohej votimi me justifikimin se kishin qenë në tualet. 

Sot nënkryetari i këtij komisioni thotë që ky komisionin nuk duhet të bëjë kërkesa për informacion. 

Ndërhyrja në sistemin TIMS është vërtetuar tanimë dhe kemi një person të arrestuar dhe ne do të duhej të ishim të kushtet e emergjencës për bër hetim sa më shpejt. 

Unë kam depozituar ditën e djeshme kërkesë për informacion, Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë dhe disa institucioneve të tjera. 

PS kërkon që të mos bëjmë më kërkesa për informacion, e madje të korrektojmë edhe këta që kemi depozituar”, tha Salianji.