BE: Autoritetet e Kosovës ishin në dijeni për testimet në Urën e Ibrit
Bashkimi Evropian, ka konfirmuar se është duke kryer një vlerësim rutinë strukturor të urës dhe një studim urbanistik të zonës përreth, duke pasur parasysh kohën e kaluar që nga përfundimi i rivitalizimit të Urës së Mitrovicës. Nga BE-ja kanë konfirmuar gjithashtu se autoritetet e Kosovës janë informuar paraprakisht lidhur me këtë. “Ky vlerësim nuk sinjalizon […] The post BE: Autoritetet e Kosovës ishin në dijeni për testimet në Urën e Ibrit appeared first on Albinfo.

Bashkimi Evropian, ka konfirmuar se është duke kryer një vlerësim rutinë strukturor të urës dhe një studim urbanistik të zonës përreth, duke pasur parasysh kohën e kaluar që nga përfundimi i rivitalizimit të Urës së Mitrovicës.
Nga BE-ja kanë konfirmuar gjithashtu se autoritetet e Kosovës janë informuar paraprakisht lidhur me këtë.
“Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo, por synon të sigurojë që çdo vendim në lidhje me të ardhmen e urës të bazohet në të dhëna teknike të rifreskuara, të sakta dhe objektive”, tha një zëdhënës i BE-së për Klankosova.tv, transmeton albinfo.ch.
Tutje i bëhet thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar, përfshirë ndërtimin e urave në afërsi, ndërsa kërkohet që të gjitha marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë që ka të bëjë me urën, të zbatohen plotësisht.
The post BE: Autoritetet e Kosovës ishin në dijeni për testimet në Urën e Ibrit appeared first on Albinfo.