Bedri Hamza: S’ka koalicion me VV-në, do ta kemi Qeverinë që qytetarët duan – Opozita është shumicë
Bedri Hamza po mbanë konferencë për media. Ai ka refuzuar koalicionin me VV dhe ka paralajmëruar formimin e Qeverisë me opozitën. ”I falënderoj gjithë qytetarët e Kosovës. I uroj edhe partitë tjera për rezultatet e tyre. Falënderoj aktivistët dhe mbështetësit tanë që ta marrim rezultatin e mbrëmshëm. Si rezultat i votës suaj, sot është

Bedri Hamza po mbanë konferencë për media. Ai ka refuzuar koalicionin me VV dhe ka paralajmëruar formimin e Qeverisë me opozitën.
”I falënderoj gjithë qytetarët e Kosovës. I uroj edhe partitë tjera për rezultatet e tyre. Falënderoj aktivistët dhe mbështetësit tanë që ta marrim rezultatin e mbrëmshëm. Si rezultat i votës suaj, sot është më ndryshe si dje. VV ka humbur numër të votave. Shumë qytetarë që votuan në të kaluarën tash ia kthyen shpinën. Ata erdhën tek ne dhe tek LDK. Kurti i paraqiti këto zgjedhje si referendum por qëllimi nuk u arrit. Ai kërkoi 500 mijë vota por nuk i mori. Qytetarët shqiptarë janë shumicë me opozitë. Ne nuk do të përfshihemi në ansjë koalicion me VV-në”