Dosja e Prokurorisë ndaj tre ish-gardianëve të dyshuar për kri’me lufte në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit

Boban Toniç, Mirsad Ibro dhe Nadica Çepkenoviq, janë arrestuar të hënën më 21 prill nën dyshimin se në cilësinë e gardianëve në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit më 1998-1999 kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile. Ndaj tyre, pritet të mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe të caktohet masa e sigurisë. Sipas

Dosja e Prokurorisë ndaj tre ish-gardianëve të dyshuar për kri’me lufte në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit

Boban Toniç, Mirsad Ibro dhe Nadica Çepkenoviq, janë arrestuar të hënën më 21 prill nën dyshimin se në cilësinë e gardianëve në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit më 1998-1999 kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile. Ndaj tyre, pritet të mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe të caktohet masa e sigurisë.

Sipas Dosjes së Prokurorisë Speciale, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, përmes së cilës është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, Boban Toniç dhe Mirsad Ibro, në cilësinë e gardianëve në Burgun e Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë të tjerë të këtyre burgjeve, duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës, dyshohen që në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke iu shkaktuar lëndime trupore.