Bedri Hamza: S’ka nevojë me sha, gjuha shqipe është e pasur mjaftueshëm për të shprehur kritika
I ftuar në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, Besim Dina e pyeti Bedri Hamzën për qetësinë dhe stilin e tij të komunikimit gjatë fushatës zgjedhore. “Po më lë përshtypje qetësia jote, nuk po shan, pse?” e pyeti ai. Hamza u përgjigj duke theksuar rëndësinë e një gjuhe të matur në debatet politike: “Unë nuk mundem […]

I ftuar në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, Besim Dina e pyeti Bedri Hamzën për qetësinë dhe stilin e tij të komunikimit gjatë fushatës zgjedhore.
“Po më lë përshtypje qetësia jote, nuk po shan, pse?” e pyeti ai.
Hamza u përgjigj duke theksuar rëndësinë e një gjuhe të matur në debatet politike: “Unë nuk mundem me sha, se nuk duhet me sha. Gjuha shqipe është mjaftueshëm e pasur për të shprehur çdo mendim, qoftë kritikën, qoftë përkrahjen. S’ka nevojë me përdorë fjalë jo të duhura.”
Ai shtoi se kjo qasje vjen si rezultat i edukatës familjare dhe përvojës profesionale: “Nuk e kam bërë në shtëpi para prindërve, as në shkollë para mësuesve. Një kohë kam punuar si profesor dhe me e bë para studentëve nuk është gjë e mirë. Energjia pozitive duhet me u ruajtë edhe në situata kritike.” tha ai.