Begaj pritet nga Papa Françesku, flet edhe për Kosovën

Welcome to Kosova Today

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku. Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet në audiencë nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022. Kreu i […]

Begaj pritet nga Papa Françesku, flet edhe për Kosovën

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku.

Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet në audiencë nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.

Kreu i shtetit shqiptar falendëroi përzemërsisht Papa Françeskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftrave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

Presidenti Begai i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan.
Presidenti Begaj u prit në një takim edhe nga Sekretari i Shtetit, Kardinal Parolini.

Gjatë këtij takimi u diskutua për proceset integruese që Shqipëria ka ndërmarrë si pjesë natyrale e Evropës dhe që tani me avancimin e reformave pret të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj falenderoj Sekretarin e Shtetit për mbështetjen që Selia e Shenjtë i jep proceseve integruese të Shqipërisë. Edhe për Kosovën, Presidenti i Shqipërisë i përcolli Sekretarit të Shtetit progresin që Kosova ka bërë në procesin e reformave, të shtetit të së drejtës, respektimin e pakicave dhe integrimit në organizmat ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit theksoi vijimësinë e angazhimit të tij për thellimin e bashkëpunimit duke iu referuar edhe lidhjes të Selisë së Shenjtë me Kishën katolike shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Presidenti Shqip Bajram Begaj Selin Shenjt Vatikan Ukrain Lindjen Mesme Republik Ballkanit Begai Kuvendit Rubikut Ballkan Sekretari Shtetit Kardinal Parolini Evrop Bashkimin Evropian Sekretarin Selia Kosov Sekretarit Kosova Selis

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Presidenti Shqip Bajram Begaj Selin Shenjt Vatikan Ukrain Lindjen Mesme Republik Ballkanit Begai Kuvendit Rubikut Ballkan Sekretari Shtetit Kardinal Parolini Evrop Bashkimin Evropian Sekretarin Selia Kosov Sekretarit Kosova Selis

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online