Bekim Sali: Liria e një populli nuk mund të jetë subjekt i asnjë gjyqi, UÇK-ja mbetet krenaria e kombit shqiptar

Bekim Sali: Liria e një populli nuk mund të jetë subjekt i asnjë gjyqi, UÇK-ja mbetet krenaria e kombit shqiptar

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sali ka theksuar se liria e një populli nuk mund të gjykohet, duke e cilësuar UÇK-në si një nga simbolet e qëndresës dhe çlirimit të Kosovës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të mbetet përgjithmonë krenaria e kombit shqiptar”, ka shkruar Sali, duke kujtuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe viktimat civile të fushatës së spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit.

Ai ka shprehur pritjen që drejtësia në Hagë të japë një vlerësim që sipas tij, “do të dallojë qartë agresorin nga viktima”.

“Sepse barazimi i agresorit me viktimën do të ishte vrasje e dytë e viktimës”, ka deklaruar Sali, duke përcjellë në fund mesazhin: “Liria ka emër!”

The post Bekim Sali: Liria e një populli nuk mund të jetë subjekt i asnjë gjyqi, UÇK-ja mbetet krenaria e kombit shqiptar appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.