Florian Nesimi: Jeton Shasivari po ndërton profil të respektueshëm publik dhe po fiton njohje ndërkombëtare
Analisti politik Florian Nesimi ka vlerësuar ngritjen e profesorit Jeton Shasivari në skenën politike, duke theksuar se ai po ndërton një profil të respektueshëm profesional, akademik dhe publik.
Në një status në rrjetet sociale, Nesimi shkruan se vlerat profesionale dhe personale të Shasivarit kanë filluar të njihen jo vetëm në vend, por edhe në qarqe ndërkombëtare.
“Vlerat që Jetoni gjithmonë i ka poseduar duket se tani kanë filluar të njihen jo vetëm brenda vendit, por edhe nga qarqe ndërkombëtare”, ka shkruar Nesimi.
Si dëshmi të këtij avancimi, analisti përmend takimet e shpeshta dhe komunikimin miqësor të Shasivarit me ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Nesimit, këto kontakte diplomatike janë tregues se Shasivari po ndërton gradualisht autoritet dhe besueshmëri publike, me potencial për t’u shndërruar në një politikan model, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.