Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta mund të zbresë deri në 1 euro për litër
Çmimet e derivateve në tregun kosovar janë dukshëm më të lira The post Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta mund të zbresë deri në 1 euro për litër appeared first on Albinfo.

Ditë më parë ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari nënshkroi një vendim të ri që rregullon çmimet e naftës.
Përmes këtij vendimi u caktua edhe marzha e fitimit. Për shitjen me shumicë të naftës do të jetë 2 eurocentë për litër, ndërsa për shitjen me pakicë, marzha maksimale do të jetë 12 eurocentë për litër.
Çmimet e derivateve në tregun kosovar janë dukshëm më të lira.
Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve ka thënë për Telegrafin se çmimet e derivateve sot në tregun kosovar sillen përafërsisht: nafta 1.18 cent deri 1.28 cent dhe benzina 1.19 cent deri 1.29 cent.
Berjani ka thënë se kësi çmime të lira nuk kemi pasur që tri vite.
“Nga dje ka zbritje prej 4 cent. Me tarifat e Trumpit dhe rënia e derivateve në berza ka gjasa që në Kosovë 1 litër naftë të jetë 1 euro. Çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. Po kjo ulje që po ndodhë eshtë nga tarifat globale të Presidentit Donald Trump”, ka deklaruar Berjani, transmeton albinfo.ch.
Ai ka shtuar se nuk mund të paragjykojmë se si do të jenë çmimet në ditët në vijim.
Berjani ka theksuar se çmimet e derivateve në Shqipëri, nafta 1.89 cent dhe benzina 1.88 cent, ndërkaq në Serbi nafta 1.78. cent dhe benzina 1.79 cent. Sa i përket vendimit të MINT për marzhen, Berjani ka thënë se është vendim në kohën e gabuar.
“Kemi lëvizje globale të çmimeve të derivateve të naftës dhe ky vendim i dëmton bizneset. Ndërsa ky vendim kompanitë e mesme dhe te vogla i shkatërron i falimenton. MINT është dashur të nxjerr vendim për shportën e qytetarit se nafta ka qen gjithë herë ma e lira ne regjion a shporta e qytetarit ma e shtrenjta në Kosovë se në Gjermani”, ka thënë Berjani.
The post Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta mund të zbresë deri në 1 euro për litër appeared first on Albinfo.