“Jam i bindur se ka qenë e qëllimshme” – Bajraktari për thirrjen e seancës konstituive

Avokati Ardian Bajraktari ka komentuar thirrjen e seancës konstituive, duke e vlerësuar atë si të qëllimshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tij, edhe ata që e kanë ndërmarrë këtë hap kanë qenë të vetëdijshëm për mospërputhjen kushtetuese.
“Unë besoj që edhe ata që e kanë thirrë seancën konstituive e kanë ditë që është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo kam përshtypjen që është e qëllimshme”, tha Bajraktari./Gazeta10
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



