Bloomberg: Shiroka – Pula shmangu zgjedhjet e parakohshme

Bloomberg: Shiroka – Pula shmangu zgjedhjet e parakohshme

Mediumi amerikan Bloomberg i kushton artikull zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës presidente të Kosovës, duke e paraqitur votimin si një zhvillim që i dha fund pasigurisë politike dhe shmangu mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Sipas artikullit, Shiroka Pula u zgjodh të mërkurën në orët e para të ditës me 81 vota në Kuvendin prej 120 deputetësh, vetëm një votë mbi numrin e nevojshëm. Dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, një skenar që Kosova e kishte përjetuar edhe në qershor.

Zgjedhja e saj erdhi në një periudhë të re të pasigurisë politike, ndërsa presidentja e re, ekonomiste dhe akademike, pritet të ketë një rol kryesisht ceremonial. Megjithatë, presidenca në Kosovë ka qenë shpesh në qendër të krizave politike, pasi zgjedhja e presidentit kërkon një shumicë të kualifikuar në Kuvend.

Bloomberg vë në pah edhe marrëveshjen politike që i parapriu zgjedhjes së Shiroka Pulës, mes partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, në një kohë kur në vend është rritur debati për kompetencat e Dhomave të Specializuara në Hagë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.