Bota me sytë nga Vatikani, në pritje të emrit të Papës së ri

VATIKAN- Emri i Papës së ri do të bëhet i ditur pas pak kur top-kardinali do të brohorasë “Habemus papam!” që nga latinishtja nënkupton “Kemi një Papë”. Aty do të bëhet i ditur emri i Papës së ri. Një total prej 133 kardinalësh nga 70 vende u mblodhën në Kapelën Sikstine të Vatikanit për të [...]Read More...

Bota me sytë nga Vatikani, në pritje të emrit të Papës së ri

VATIKAN- Emri i Papës së ri do të bëhet i ditur pas pak kur top-kardinali do të brohorasë “Habemus papam!” që nga latinishtja nënkupton “Kemi një Papë”.

Aty do të bëhet i ditur emri i Papës së ri.

Një total prej 133 kardinalësh nga 70 vende u mblodhën në Kapelën Sikstine të Vatikanit për të votuar për një kryesues të ri të 1.4 miliardë katolikëve të botës.

Kjo konklavë është më e larmishmja gjeografikisht në historinë 2000-vjeçare të besimit, në krahasim me 115 nga 48 vende sa morën pjesë në konklavën e vitit 2013, që është një rritje e cila pasqyron përpjekjet e ish-Papës Françesku për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.

Papa i ri do ta zëvendësojë Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë më 21 prill.

Tashmë turma njerëzish, rreth 100 mijë persona, janë mbledhur në shesh dhe po presin emrin e Papës së ri.

Kambanat vijojnë të bien në shenjë feste në Bazilikën e “Shën Pjetrit”

Këtu do të dalë për herë të parë Papa i ri

Udhëheqësi i 267-të i Kishës Katolike do të shfaqet së shpejti në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit dhe do të prezantohet para botës.

Pamja e parë vlen shumë. Kur Papa Françesku ishte prezantuar më 2013, ai ishte shfaqur në rroba të thjeshta të bardha, krejt ndryshe prej paraardhësve.

Ai pati zgjedhur emrin Françesku në nder të Françeskut të Azisit.

Françesku iu drejtua turmës me përshëndetjen e thjeshtë në gjuhën italiane “Buona Sera” (Mirëmbrëma).

/abcnews.al