Cakolli: LVV nuk mundet e vetme ta çojë vendin në zgjedhje, por gjasat për zgjedhje janë reale
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka folur lidhur me ngërçin institucional. Ai tha se në situatën që jemi sot më shumë gjasa ka që të krijohet qeveria sesa të shkohet në zgjedhje. Derisa nënvizoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk mundet e vetma ta çojë vendin në zgjedhje, anipse gjasat për zgjedhje janë reale. “LVV e

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka folur lidhur me ngërçin institucional.
Ai tha se në situatën që jemi sot më shumë gjasa ka që të krijohet qeveria sesa të shkohet në zgjedhje.
Derisa nënvizoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk mundet e vetma ta çojë vendin në zgjedhje, anipse gjasat për zgjedhje janë reale.
“LVV e vetme nuk mundet me çu vendin në zgjedhje, partitë opozitare po duket që përveçse nuk janë homogjene në qëndrime e kanë edhe ato një dozë hezitimi për t’u bërë pjesë e pushtetit”, tha Cakolli në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Ai shtoi se kalkulimi për zgjedhjet lokale po e pengon marrjen e përgjegjësisë për të krijuar qeverinë.