Anne Carson fiton Çmimin Nobel për Letërsi 2026

Shkrimtarja kanadeze Anne Carson është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2026. Akademia Suedeze e ka vlerësuar për “veprën e saj të guximshme dhe novatore”, e cila përmes një dialogu krijues me traditën klasike ka sjellë forma të reja në letërsinë bashkëkohore, përcjell albinfo.ch.
Carson bëhet kështu laureatja e radhës e një prej çmimeve më prestigjioze në botën e letërsisë. Vitin e kaluar, çmimi iu dha shkrimtarit hungarez László Krasznahorkai, i njohur për veprat e tij me vizion të zymtë mbi botën dhe stilin e veçantë letrar.
Gjatë kësaj jave janë shpallur edhe laureatët e Çmimeve Nobel në Mjekësi, Fizikë dhe Kimi. Java e Çmimeve Nobel do të përmbyllet të premten me shpalljen e Çmimit Nobel për Paqe, ndërsa të hënën do të shpallet edhe Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit.
Vlera e Çmimit Nobel këtë vit është 12 milionë korona suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë amerikanë. Shuma mbetet e njëjtë pavarësisht nëse çmimi i jepet një individi, një grupi laureatësh apo një organizate. /Albinfo.ch
The post Anne Carson fiton Çmimin Nobel për Letërsi 2026 appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



