Dallaveret me rrymë: Nagip Krasniqit i konfirmohet aktakuza për keqpërdorim të detyrës

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën e ngritur ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi. Mbrojtësi i Krasniqit kishte bërë kërkesë për hudhje të akuzës për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, por e njëjta kërkesë është refuzuar nga dy instancat e gjyqësorit. Departamenti Special i Gjykatës së Apelit me aktvendimin PS.nr.67/24

Dallaveret me rrymë: Nagip Krasniqit i konfirmohet aktakuza për keqpërdorim të detyrës

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën e ngritur ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Mbrojtësi i Krasniqit kishte bërë kërkesë për hudhje të akuzës për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, por e njëjta kërkesë është refuzuar nga dy instancat e gjyqësorit.

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit me aktvendimin PS.nr.67/24, të datës 05.12.2024, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për hedhjen të aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të Ngapi Krasniqit.

Në arsyetimin e Apelit thuhet se nuk ka asnjë provë që mund të konsiderohet e papranueshme ose që është mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore të KPP, si dhe nuk janë identifikuar asnjëra prej bazave ligjore që mund të justifikonin përjashtimin e provave, ashtu siç kërkohet me nenin 243, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, 1.2 dhe 1.3 të KPP.

Kësisoj aktakuza për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK ndaj Nagip Krasniqit mbetet në fuqi.