Danimarka i përgjigjet kritikave amerikane për Groenlandën

Ministri i Jashtëm i Danimarkës i është përgjigjur kritikave të udhëheqjes amerikane për menaxhimin e Grenlandës, duke thënë se nuk flasin kështu “aleatët e ngushtë” dhe se SHBA mund të forcojë sigurinë e saj pa marrë nën kontroll territorin. “Ne jemi të hapur ndaj kritikave, por për të qenë i sinqertë, ne nuk e vlerësojmë [...]Read More...

Danimarka i përgjigjet kritikave amerikane për Groenlandën

Ministri i Jashtëm i Danimarkës i është përgjigjur kritikave të udhëheqjes amerikane për menaxhimin e Grenlandës, duke thënë se nuk flasin kështu “aleatët e ngushtë” dhe se SHBA mund të forcojë sigurinë e saj pa marrë nën kontroll territorin.

“Ne jemi të hapur ndaj kritikave, por për të qenë i sinqertë, ne nuk e vlerësojmë tonin me të cilin paraqitet”, tha ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen në një video në gjuhën angleze të postuar në X.

“Kjo nuk është mënyra se si ju i drejtoheni aleatëve të ngushtë, dhe unë ende i konsideroj Danimarkën dhe SHBA-në si aleatë të ngushtë”, shtoi ai.

Dear American friends.

We agree that status quo in the Artcic is not an option.

So let’s talk about how we can fix it – together.

Lars Løkke Rasmussen
Danish Foreign Minister

— Lars Løkke Rasmussen (@larsloekke) March 28, 2025