Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Irlandës, ekipi i Kosovës i është rikthyer menjëherë përgatitjeve për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, ndeshjen ndaj Austrisë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se “Dardanët” zhvilluan sot seancën stërvitore, me përzgjedhësin Franco Foda që kishte në dispozicion 16 futbollistë teksa 11-shja që e nisi nga minuta e parë ndaj Irlandës zhvilloi seancën rigjeneruese në hotel.
“Atmosfera në kampin dardan është pozitive dhe energjia është në nivelin më të lartë. Tashmë, i gjithë fokusi është te përgatitjet për sfidën e së dielës në Vjenë. Një ndeshje e re. Një sfidë e re. E njëjta zemër për Kosovën!”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.at.
The post Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



