Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka njoftuar se në fillim të këtij viti, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, janë takuar me deputetin e Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj, i cili u pajis për herë të parë me pasaportën e Republikës së Kosovës. Berisha përmes një postimi në rrjetin social […] The post Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës appeared first on Albinfo.

Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka njoftuar se në fillim të këtij viti, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, janë takuar me deputetin e Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj, i cili u pajis për herë të parë me pasaportën e Republikës së Kosovës.
Berisha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se një gjë e tille, thekson rolin e diasporës në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
“Në fillim të këtij viti, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, patëm kënaqësinë të mirëpresim Deputetin e Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, z. Islam Alijaj, i cili u pajis për herë të parë me pasaportën e Republikës së Kosovës. Ky moment simbolik thekson rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke pasqyruar vlerat dhe lidhjet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai.
The post Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës appeared first on Albinfo.