Deputeti i VV-së: Abdixhiku kryeministër, kërkesë absurde

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi,në një deklaratë për FrontOnline ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj pretendimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministrit, duke i cilësuar ato të pabaza. Sipas Thaçit, është e paarsyeshme që një subjekt politik që ka dalë i treti në zgjedhjet nacionale të synojë drejtimin e Qeverisë. ‘’Për

Deputeti i VV-së: Abdixhiku kryeministër, kërkesë absurde


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi,në një deklaratë për FrontOnline ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj pretendimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministrit, duke i cilësuar ato të pabaza.

Sipas Thaçit, është e paarsyeshme që një subjekt politik që ka dalë i treti në zgjedhjet nacionale të synojë drejtimin e Qeverisë.

‘’Për mua personalisht është absurd të kërkohet pozita e kryeministrit nga një subjekt i cili doli I treti në garën e zgjedhjeve nacionale’’, tha për FrontOnline deputeti i VV-së.

Ai thotë se qytetarët e Kosovës e kanë shprehur qartë vullnetin e tyre në zgjedhjet e fundit, duke i dhënë mbështetje të madhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij as Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe as Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk kanë arritur ndonjëherë suksesin që LVV-ja siguroi në këto zgjedhje.

‘’Qeveria i takon  atij të cilit i kanë besuar qytetarët. E qytetarët i kanë besuar LVV-së , as PDK e as LDK asnjëherë nuk kanë arritur këtë sukses që e ka arritur LVV gjatë këtyre zgjedhjeve’’, thotë Thaçi.