Deputeti i VV-së: Ne shkojmë në opozitë, por nuk bëjmë koalicion me Listën Serbe
Deputeti i VV-së, Halil Thaçi për Front Online, ka folur një ditë pasi në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare e ku subjekti i tij politik, Lëvizja Vetëvendosje doli e para. Thaçi shprehet se VV shkon në opozitë, por që me Listën Serbe nuk bëjnë koalicion. ‘’ Ne shkojmë në opozitën por me Listën Serbe nuk

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi për Front Online, ka folur një ditë pasi në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare e ku subjekti i tij politik, Lëvizja Vetëvendosje doli e para.
Thaçi shprehet se VV shkon në opozitë, por që me Listën Serbe nuk bëjnë koalicion.
‘’ Ne shkojmë në opozitën por me Listën Serbe nuk do të bëjmë koalicion’’ thotë ai.
Deputeti Thaçi, beson se votat nga diaspora nuk do të prishën si me 2021.
‘’Kësaj radhe besoj se nuk do të prishën votat e diasporës siç kanë ndodhur në vitin 2021 dhe sigurisht se unë jam i bindur se do ta bëjmë Qeverinë vetë, por nuk mendoj se do të ketë nevojë edhe për aleatë të tjerë’’ deklaroi ai.
Për të VV është fituese absolute e zgjedhjeve dhe se rizgjedhja e Albin Kurtit si kryeministër është e rëndësishme.
‘’Ne jemi fitues absolut. Në këto zgjedhje është veç një fitues dhe ajo është VV. E rëndësishme është vetëm e vetëm të jetë kryeministri Kurti, këto të tjerat ne i kemi organet përgjegjëse, të cilat marrin vendim se me kë do të kërkojnë koalicion me dikë tjetër. Për Kosovën është e shëndetshme që të vazhdojë punën kryeministri Kurti’’ u shpreh Thaçi për Front Online.
Thaçi, deklaron se pas numërimit të votave nga diaspora, VV do të del e para dhe si fituese absolute e zgjedhjeve dhe do ta bëjnë Qeverinë e re.
‘’Me votat e diasporës VV do ta bëjë vetë Qeverinë. Për Kosovën është shumë e nevojshme të jetë kryeministër Albin Kurti. Me votat e diasporës do të arrijmë ta bëjmë Qeverinë vetë, vetëm me pakicat jo-serbe. Opozita nëse tenton ta bëjë Qeverinë, veç një partnerë e ka. Ne shkojmë në opozitën por me Listën Serbe nuk do të bëjmë koalicion’’ potencoi Thaçi.