Propozuan emrin e saj për kryetare të Kuvendit- Vjen reagimi i parë i Saranda Bogujevcit
Saranda Bogujevci e ka cilësuar të pasinqertë kërkesën e opozitës së deritashme që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë emrin e saj për kryeparlamentare. Bogujevci ka thënë se nuk janë ata (opozita) që iu tregojnë se kush duhet të jetë i zoti i shtëpisë pasi e ka vendos populli me votë. AAK-ja ka thënë se do ta

Saranda Bogujevci e ka cilësuar të pasinqertë kërkesën e opozitës së deritashme që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë emrin e saj për kryeparlamentare.
Bogujevci ka thënë se nuk janë ata (opozita) që iu tregojnë se kush duhet të jetë i zoti i shtëpisë pasi e ka vendos populli me votë.
AAK-ja ka thënë se do ta votonte Saranda Bogujevcin për kryetare të Kuvendit, edhe PDK-ja ka kërkuar kompromis lidhur me emrin.
“Propozim nga ata që nuk e kanë të drejtën për me propozu, tek ata që dojnë me determinu rrjedhen e politikës tane, ama për vete mos me ju perzi kërkush,e deri tek studiot televizive ku nuk lanë gjë të zezë pa thane deri dje, përfshi edhe kur thonin se si une jam amatere dhe nuk jam e denj për me udhëheqë seancë e tash qenkam personi i preferuar për pozitën e kryetares së Kuvendit. Shumë interesant” shkruan Bogujevci
Reagimi i plotë:
Është interesant ku dojnë me dërgu debatin dhe diskursin publik, duke u mundu me kriju një narrativë tek populli për veprimet e tona politike.
Propozim nga ata që nuk e kanë të drejtën për me propozu, tek ata që dojnë me determinu rrjedhen e politikës tane, ama për vete mos me ju perzi kërkush,e deri tek studiot televizive ku nuk lanë gjë të zezë pa thane deri dje, përfshi edhe kur thonin se si une jam amatere dhe nuk jam e denj për me udhëheqë seancë e tash qenkam personi i preferuar për pozitën e kryetares së Kuvendit. Shumë interesant.
Ky diskursi i viktimës të së kaluarës sonë të dhimbshme, kur herë të portretizojnë se po të shfrytezojn të tjetet e tash po get këta po dojnë me mendu me gjynah për pozicion.
Se sa për vlerësim intelektual, profesional, të denj politik dhe zotsillëkut të punës tane është zero.
Nuk jeni ju ata që na tregoni se kush duhet me qenë zot i shtëpisë më të rëndësishme të Republikës së Kosovës kur me votë e ka vendosë populli. Ne e kemi propozimin tonë dhe atë do ta mbështesim.
Natën e mirë, shkoni pushoni e shihemi të mërkurën.