Deputeti nga komuniteti ashkali: Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar – Nuk e di a i ka votat VV, vazhdimi i seancës varet nga Presidentja

Deputeti nga komuniteti ashkali, Arton Asllani, për FrontOnline ka deklaruar se grupi që ai përfaqëson nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe votimin e Qeverisë. Asllani theksoi se janë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme dhe se përgjegjësia për vazhdimin e procesit nuk qëndron tek ata. “Jemi në

Deputeti nga komuniteti ashkali: Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar – Nuk e di a i ka votat VV, vazhdimi i seancës varet nga Presidentja


Deputeti nga komuniteti ashkali, Arton Asllani, për FrontOnline ka deklaruar se grupi që ai përfaqëson nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe votimin e Qeverisë.

Asllani theksoi se janë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme dhe se përgjegjësia për vazhdimin e procesit nuk qëndron tek ata.

“Jemi në të njëjtën vijë, nuk kemi ndryshuar qëndrim,” tha Asllani

Ai shtoi se nuk mund të japë një përgjigje të saktë nëse Lëvizja Vetëvendosje i ka apo jo votat për të formuar qeverinë.

“Nuk e di a i ka votat VV, s’kam përgjigje për këtë,” shtoi ai për FrontOnline

Asllani bëri të ditur se janë në pritje që të votohet fillimisht kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, për të kaluar më pas në hapat e tjerë institucionalë.

“Presim me u votu kryetari, nënkryetarët, pastaj për hapat tjerë ju njoftojmë edhe juve,” theksoi ai.

Ai gjithashtu potencoi se vazhdimi i seancës nuk varet nga komuniteti që përfaqëson, por nga veprimet e Presidentes.

“Nuk varet nga ne vazhdimi i seancës, varet nga përgjigja e Presidentes,” përfundoi Asllani për FrontOnline.