Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë paralajmëruar në disa vende të Evropës dhe në Kanada, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, transmeton albinfo.ch.
Një prej tubimeve pritet të mbahet të shtunën në Köln të Gjermanisë, në stacionin qendror Köln HBF, duke nisur nga ora 20:00. Sipas organizatorëve, protesta është organizuar nga të rinj shqiptarë që jetojnë në Gjermani.
Thirrja për tubim është shoqëruar me mesazhin “Jo në emrin tim!”, ndërsa komuniteti shqiptar, veçanërisht të rinjtë, është ftuar t’i bashkohet protestës.
Me të njëjtën moto është paralajmëruar edhe një tubim në Cyrih të Zvicrës. Ai do të mbahet të shtunën në Helvetiaplatz, nga ora 15:00 deri në 17:00.
Sipas organizatorëve, tubimi në Cyrih është organizuar nga një grup të rinjsh shqiptarë në Zvicër dhe është lejuar zyrtarisht nga Policia e Cyrihut.
Pjesëmarrësit janë ftuar të marrin me vete flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, si dhe të vishen me ngjyrat kuq e zi.
Tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë paralajmëruar edhe në Kanada, ndërsa një protestë e tillë në Austri pritet të mbahet nesër./Albinfo.ch
The post Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



