Di’gjet një veturë në Gllamnik të Podujevës, dyshohet se një person vd’iq brenda
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Gllamnik të Podujevës. Një veturë e tipit Golf 7 është djegur atje. Dyshohet se brenda kësaj veture ka vdekur edhe një person. Lidhur me këtë rast detaje për Klankosova.tv ka dhënë kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi. “Po, është e vërtetë. Dyshohet se brenda

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Gllamnik të Podujevës.
Një veturë e tipit Golf 7 është djegur atje.
Dyshohet se brenda kësaj veture ka vdekur edhe një person.
Lidhur me këtë rast detaje për Klankosova.tv ka dhënë kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
“Po, është e vërtetë. Dyshohet se brenda veturës ka eshtra të njeriut. Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, tha Gashi.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek kjo ngjarje.
FrontOnline do t’iu mbajë të informuar.