Digjet objekti i ETC-së në Suharekë, zjarrfikësit në terren duke tentuar ta shuajnë zjarrin
Një incident ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Suharekë, ku objekti i ETC-së është kapluar nga flakët. Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet objekti i kapluar tërësisht nga flakët. Siç shihen pamjet, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po tentojnë ta shuajnë atë. Sinjali ka […]

Një incident ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Suharekë, ku objekti i ETC-së është kapluar nga flakët.
Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet objekti i kapluar tërësisht nga flakët.
Siç shihen pamjet, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po tentojnë ta shuajnë atë.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por deri në këtë moment nuk janë përgjigjur.