Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit

Një debat i ashpër u zhvillua në studion e emisionit “Politiko” mes komentatorëve politik, Sadik Zeqiri e Xhavit Drenorit rreth deklaratave të Albin Kurit për krerët e UÇK-së në Hagë. Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar edhe dajli i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se një bisedë private dhe

Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit

Një debat i ashpër u zhvillua në studion e emisionit “Politiko” mes komentatorëve politik, Sadik Zeqiri e Xhavit Drenorit rreth deklaratave të Albin Kurit për krerët e UÇK-së në Hagë.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar edhe dajli i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se një bisedë private dhe e sinqertë me babain tim rreth përfshirjes në politikë nuk mund të barazohet me deklaratat publike të ish-Kryeministrit, lidhur me ndikimin e supozuar të ish-liderëve të PDK-së.

Postimi i plotë:

Sqarim për opinionin publik

E dëgjova emisionin Politiko, ku u përmend emri im. Dua të theksoj se një bisedë private dhe e sinqertë me babain tim rreth përfshirjes në politikë nuk mund të barazohet me deklaratat publike të ish-Kryeministrit, lidhur me ndikimin e supozuar të ish-liderëve të PDK-së.

Biseda ime mbetet një komunikim familjar dhe personal, ndërsa deklarata e Kurtit vetëm sa e përforcon bindjen dhe përçon mesazhin se ata duhet të vazhdojnë të mbesin në paraburgim duke u thirrur në një ndikim të supozuar politik, pa asnjë bazë.

Është e domosdoshme që përfaqësuesit institucionalë të tregojnë kujdes në deklaratat e tyre publike, sidomos kur ato ndikojnë drejtpërdrejt në proceset gjyqësore.

Gjithashtu, në emision u përmend votimi i Gjykatës Speciale dhe u tha se Rexhep Selimi ia ka marrë mikrofonin babait tim për ta penguar në atë votim. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Gjatë votimit të Gjykatës Speciale, babai im nuk ka pasur asnjë funksion institucional shtetëror nuk ka qenë as deputet dhe as kryetar i Kuvendit.

Në fund, duhet rikujtuar se Kuvendi i Kosovës u përket të gjithë përfaqësuesve të qytetarëve. Secili deputet ka të drejtë të votojë sipas bindjes së vet, pa presion dhe pa pengesa. Askush nuk ka të drejtë të uzurpojë fjalën e askujt as me forcë, as me arrogancë. Deputetët nuk janë aty për të përmbushur interesat personale të një individi apo të një partie, por për të përfaqësuar qytetarët e vendit.