Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
Doktori me origjinë nga Drenasi emërohet shef i Klinikës së Kardiologjisë në një land në Gjermani The post Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani appeared first on Albinfo.

Quhet Ali Hajdari dhe është doktori shqiptar i cil nga muaji prill i këtij viti është emëruar shef i Klinikës së Kardiologjisë dhe Angiologjisë në Spitalin Krankenhaus Waltershausen-Friedrichroda, në landin e Thüringenit, transmeton albinfo.ch.
Këtë storje suksesi e ka prezantuar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Vlen të theksohet se Hajdari është drejtuesi i parë shqiptar i një klinike të këtij lloji në këtë land.
Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Prishtinës, ai ka ndjekur një rrugë të suksesshme profesionale, duke fituar ekspertizë dhe përvojë në disa nga klinikat më të njohura universitare të Gjermanisë, si ato në Mannheim, Jena, St. Georg Klinikum Eisenach dhe Elisabeth-Klinikum Schmalkalden.
Dr. Hajdari është specialist i Mjekësisë Interne dhe subspecialist i Kardiologjisë, të përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Jenës dhe subspecializant i Angiologjisë (sëmundjeve të enëve të gjakut).
Ndërkohë fushëveprimtaria profesionale e dr. Hajdarit është shumë e gjerë e koncentruar tek intervenimet në zemër, implantimin e device-ve speciale të zemrës e po ashtu edhe mjekimin e sëmundjeve të arterieve periferike me procedura endovaskulare.
Mjeku shqiptar vazhdon të punojë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore të Gjermanisë dhe të Kosovës.
Këtë storje suksesi e ka prezantuar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
The post Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani appeared first on Albinfo.