dua.com prezanton iniciativën “#përLuginën”

Në një kohë kur nevoja për ta forcuar identitetin dhe unitetin kulturor është më e rëndësishme se kurrë, platforma dua.com ka nisur një iniciativë të re me emrin "#përLuginën". Lugina e Preshevës historikisht ka qenë e diskriminuar, e lënë pas dore, dhe e izoluar padrejtësisht nga territoret tjera shqiptare. Shqiptarët atje përballen çdo ditë me

dua.com prezanton iniciativën “#përLuginën”

Në një kohë kur nevoja për ta forcuar identitetin dhe unitetin kulturor është më e rëndësishme se kurrë, platforma ka nisur një iniciativë të re me emrin "#përLuginën".

Lugina e Preshevës historikisht ka qenë e diskriminuar, e lënë pas dore, dhe e izoluar padrejtësisht nga territoret tjera shqiptare.

Shqiptarët atje përballen çdo ditë me sfida serioze: diskriminim etnik, vështirësi ekonomike dhe një izolim që kërcënon identitetin dhe kulturën e tyre.

Pikërisht gjatë Epopesë së UÇK-së dhe përvjetorit të familjes Jashari, në shenjë solidariteti, sjell nismën #përLuginën, që ofron mbështetje konkrete dhe emocionale për shqiptarët e kësaj zone. Përmes kësaj nisme,
aplikacion ofron falas 1 muaj abonim Premium, pa asnjë limit, për të gjithë shqiptarët e Luginës.

Kjo u mundëson të gjithë shqiptarëve të Luginës që do ta përdorin aplikacionin nga 06 marsi deri më 06 prill 2025 qasje ekskluzive në Premium.

Ata do të kenë mundësi të lidhen më lehtë dhe pa asnjë kosto me miliona bashkëkombës.

Synohet të forcohen lidhjet kulturore

Valon Asani, ideatori i kësaj nisme dhe themelues i aplikacionit që bashkon shqiptarët, thekson rëndësinë që ka forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve kudo që janë.

“Qëllimi ynë është t'i ndihmojmë shqiptarët e Luginës të ndihen të lidhur ngushtë me kombin dhe kulturën e tyre, pavarësisht distancës apo sfidave. Ne synojmë t’i bashkojmë shqiparët kudo në botë. Prej trojeve tona, e deri në çdo cep të Diasporës”, thekson ai.

Tutje Asani shton se nuk ka kohë më të duhur se përvjetori i rënies së Familjes Jashari për të reflektuar dhe për t’i dhënë përkrahje shqiptarëve të Luginës, që më së shumti kanë nevojë.

Aplikacioni është lancuar në vitin 2020 dhe që atëherë ka bashkuar qindra çifte shqiptare në vendet shqipfolëse dhe në Diasporë.

Në bazë të të dhënave që ky aplikacion prezanton, deri më tani rreth 10.000 persona, vajza dhe djem që vijnë nga Lugina e Preshevës janë regjistruar në këtë aplikacion. Edhe pse të diskriminuar e të shpërndarë, përmes mund ta gjejnë njeri-tjetrin dhe t’i ruajnë lidhjet me bashkëkombasit.

Pse është kjo iniciativë kaq e rëndësishme?

Kjo nismë është një thirrje e hapur dhe emocionale për unitet dhe solidaritet kombëtar.

Të gjithë jemi pjesë e një historie, kulture dhe identiteti të përbashkët. Është detyra jonë ta ruajmë atë, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit në çdo moment dhe duke mos harruar asnjëherë ata që kanë më shumë nevojë për mbështetjen tonë.

Sot, në një botë ku teknologjia luan një rol kyç në lidhjen e njerëzve, kjo nismë fokusohet në ndërtimin e urave kulturore dhe sociale.

Ura këto që do t’i ndihmojnë shqiptarëve të Luginës por edhe të Kosovës, të Shqipërisë dhe Diasporës ta gjejnë njëri-tjetrin, të mbështeten te njëri-tjetri, të krijojnë familje dhe ta ruajnë traditën shqiptare.

Ideatori i kësaj nisme Valon Asani dhe platforma që ai drejton, shpresojnë që nismës #përLuginën t’i bashkohen edhe biznismen të tjerë shqiptarë.