Shembja e dheut në Veternik la të vde`kur një 40 vjeçar – deklarohen nga Prokuroria

Një person humbi jetën dhe një tjetër u lëndua, si pasojë e shembjes së dheut që ndodhi në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës. Policia ka bërë të ditur se tashmë një person është arrestuar lidhur me këtë rast. “Është raportuar se gjatë punimeve te një objekt në ndërtim është shembur dheu dhe i

Shembja e dheut në Veternik la të vde`kur një 40 vjeçar – deklarohen nga Prokuroria

Një person humbi jetën dhe një tjetër u lëndua, si pasojë e shembjes së dheut që ndodhi në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se tashmë një person është arrestuar lidhur me këtë rast.

“Është raportuar se gjatë punimeve te një objekt në ndërtim është shembur dheu dhe i ka nxënë dy persona meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që ti nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që tu mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë.

E nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, në një përgjigje për Telegrafin kanë theksuar se kanë nisur hetimet mbi këtë rast.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka nisur hetim mbi vdekjen, bazuar në nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me kujdes të shtuar po shqyrtojnë aspektet e rastit për shqyrtimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore.

Viktima e këtij rasti sipas policisë ishte një burrë I moshës 40 vjeç, dhe vdekjen e tij e konstatuan mjekët emergjent.