Arrestohet një person pas vdekjes së punëtorit në Veternik

Një punëtor ka humbur jetën të shtunën në lagjen Veternik të Prishtinës, pas shembjes së dheut gjatë punimeve në një objekt ndërtimi. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Albinfo.ch. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë aksidentit […] The post Arrestohet një person pas vdekjes së punëtorit në Veternik appeared first on Albinfo.

Arrestohet një person pas vdekjes së punëtorit në Veternik

Një punëtor ka humbur jetën të shtunën në lagjen Veternik të Prishtinës, pas shembjes së dheut gjatë punimeve në një objekt ndërtimi. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Albinfo.ch.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë aksidentit dy persona kishin mbetur të bllokuar në një gropë ku po zhvilloheshin punimet. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kishin arritur t’i nxjerrin të lënduarit, të cilëve u është dhënë ndihma e parë.

“Njëri nga personat nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe vdekja e tij është konstatuar nga stafi mjekësor, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për identitetin e viktimës apo të arrestuarit, transmeton albinfo.ch.

The post Arrestohet një person pas vdekjes së punëtorit në Veternik appeared first on Albinfo.