Pak orë para duelit me Anthony Joshuan, Kristian Prenga: Do t’ju bëj krenarë

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ndodhet vetëm pak orë larg përballjes më të madhe të karrierës së tij, ku do të ndeshet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, në Xhedah të Arabisë Saudite, transmeton albinfo.ch.
Në prag të duelit, Prenga u ka dërguar një mesazh tifozëve shqiptarë, duke i falënderuar për mbështetjen dhe duke theksuar se është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë.
“Shqipe, ju përshëndes të gjithëve. Uroj të jeni mirë. Jam gati, jam stërvitur fort dhe kam punuar aq shumë sa t’ju bëj krenarë të gjithëve, si gjithmonë. Shpresoj, me Zotin përpara, se do t’ju bëj krenarë si gjithmonë”, është shprehur Prenga.
Për boksierin shqiptar, kjo përballje përfaqëson një mundësi të madhe për t’u përballur me një nga emrat më të njohur të boksit botëror. Një rezultat pozitiv ndaj Anthony Joshuas do të ishte momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij.
Prenga ka bërë të ditur se pas muajsh përgatitjesh intensive është i gatshëm të japë maksimumin në ring dhe të përfaqësojë denjësisht shqiptarët në një nga duelet më të rëndësishme të vitit në boksin profesionist./Albinfo.ch
The post Pak orë para duelit me Anthony Joshuan, Kristian Prenga: Do t’ju bëj krenarë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



