Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në Kamenicë, pasi dyshohet se me veturë me targa të Serbisë kishte kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht 2026, rreth orës 18:55, në fshatin Novosellë të Kamenicës.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, së bashku me dy pasagjerë, pasi që dyshohet se me veturë me targa të Serbisë kishte kaluar kufirin ilegalisht”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të gjykatës, të dyshuarit i janë sekuestruar dokumentet, ndërsa më pas është liruar.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.