Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë
Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku, U.D Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës sot janë intervistuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe janë ndaluar për 48 orë. Sipas një njoftimi nga Prokuroria Themelore, Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetime Financiare dhe Njësisë
Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku, U.D Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës sot janë intervistuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe janë ndaluar për 48 orë.
Sipas një njoftimi nga Prokuroria Themelore, Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetime Financiare dhe Njësisë Kundër Pastrimit të Parave, ka ndërmarrë hetime kundër dy zyrtarëve të lartë të Inspektoratit Qendror të Punës.
Hetimet janë të fokusuara në veprat penale që dyshohet të jenë kryer nga Nikçi dhe Shalaku, përfshirë keqpërdorimin e pozitave zyrtare, cenimin e të drejtave të punëtorëve dhe përdorimin paautorizuar të pasurisë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se sot nga Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare – Njësia kundër Pastrimit të Parave në kuadër Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, janë intervistuar të dyshuarit Hekuran Nikçi, Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Punës në Republikën e Kosovës dhe Naim Shalaku, U.D Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës, të cilët me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës’ dhe ‘Përdorimi i paautorizuar të pasurisë’ “.
Tutje në njoftim thuhet se i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi”.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë masën për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë, tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda