E goditi gjatë transmetimit live, sa vite burg rrezikon Jozi pas incidentit me Gjestin

Ngjarja e paprecedentë në Big Borther VIP pak pas mesante ku Jozi goditi Gjestin gjatë transmetimit live, ka shkaktuar reagimet të shumta në rrjet, nga figurat publike, familjarët dhe miqtë e Gjestit. Mediat në Kosovë i kanë kushtuar disa artikuj ngjarjes së rëndë duke dalë në mbrojtje të këngëtarit nga Peja. Gazeta Telegraf shkuan se [...] The post E goditi gjatë transmetimit live, sa vite burg rrezikon Jozi pas incidentit me Gjestin appeared first on Kolibri.

E goditi gjatë transmetimit live, sa vite burg rrezikon Jozi pas incidentit me Gjestin

Ngjarja e paprecedentë në Big Borther VIP pak pas mesante ku Jozi goditi Gjestin gjatë transmetimit live, ka shkaktuar reagimet të shumta në rrjet, nga figurat publike, familjarët dhe miqtë e Gjestit.

Mediat në Kosovë i kanë kushtuar disa artikuj ngjarjes së rëndë duke dalë në mbrojtje të këngëtarit nga Peja.

Gazeta Telegraf shkuan se “sipas Kodit Penal të Shqipërisë, ky veprim përbën vepër penale dhe mund të dënohet me burgim.”

Sipas Nenit 90 të Kodit Penal, goditja e një personi tjetër, edhe nëse nuk lë pasoja të rënda fizike, konsiderohet akt dhune me dashje, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.

Ngjarja, e cila ndodhi në mënyrë të papritur dhe publikisht përballë mijëra shikuesve, e rrit ndjeshmërinë morale dhe sociale të rastit. Megjithëse fakti që ndodhi gjatë një transmetimi televiziv nuk e ndryshon automatikisht klasifikimin penal, ai mund të ndikojë në vlerësimin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës dhe në mënyrën si prokuroria i qaset rastit

Procedimi penal për këtë vepër zakonisht nis me kallëzim nga viktima, përveç rasteve kur prokuroria vendos të ndërhyjë vetë, për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike, siç mund të ndodhë në këtë rast konkret, ku incidenti u bë viral dhe shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në rast se do të provohet përmes raportit mjekësor se viktima ka pësuar dëmtime fizike, atëherë rasti mund të klasifikohet më rëndë dhe të kualifikohet sipas Neneve 88 ose 89 të Kodit Penal, ku dënimet parashikohen më të ashpra se 2 vjet burgim.

The post E goditi gjatë transmetimit live, sa vite burg rrezikon Jozi pas incidentit me Gjestin appeared first on Kolibri.