E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 4, Ola Zenelaj, ka qenë e ftuar në programin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron. E njëjta ka folur për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe raportin me banorët e tjerë. Ajo gjithashtu analizoi edhe disa nga situatat më të bujshme që kanë…

E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 4, Ola Zenelaj, ka qenë e ftuar në programin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron.

E njëjta ka folur për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe raportin me banorët e tjerë.

Ajo gjithashtu analizoi edhe disa nga situatat më të bujshme që kanë ndodhur në shtëpinë e famshme.

Më e komentuar ka qenë videoja ku Ola e quan Gjestin ‘varfanjak’, e më pas ndërroi mendje.

“Unë e kam thënë dhe në atë moment, paçka se më është prerë. I kam thënë ‘ti je varfanjak në mendje’, sepse është e vërtetë. Ai horizontin aq e ka. Nuk mundohet të të kuptojë ty dhe situatën tënde, por mua gjatë gjithë kohës më ka prekur në moral”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Sa herë kemi pasur Prime dhe unë kam qenë e nominuar, ai ka qenë gjatë gjithë kohës i shtrirë në krevat, duke më thënë ‘hajde me mua në krevat që t’i shpëtosh nominimit’”.

“Kjo ka qenë diku tek tre herë rresht, tre Prime rresht. Dhe një herë tjetër ka bërë dhe një lëvizje me pjesën e legenit. Dhe unë thjesht nuk i kam dhënë zë sepse nuk doja të isha aty për ato gjëra ofenduese”, theksoi ndër tjerash.