E rëndë! Aksidenti tragjik i merr jetën 37 vjecarit në Kucovë

Nje aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugor Kuçovë-Belsh. Një automjet qe drejtohej nga një 22-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike. Aksidenti ka qenë aq i rëndë, aq sa barriere mbrojtëse ka arritur që të tejkalojë mes për mes makinës duke i […]

E rëndë! Aksidenti tragjik i merr jetën 37 vjecarit në Kucovë

Nje aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugor Kuçovë-Belsh.

Një automjet qe drejtohej nga një 22-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike.

Aksidenti ka qenë aq i rëndë, aq sa barriere mbrojtëse ka arritur që të tejkalojë mes për mes makinës duke i marrë jetën 37-vjeçarit U.Sh., i cili ishte pasagjer.

Shoferi K.K., ndodhet në gjendje të mire shëndetësore, ndërsa pa lëndime ka shpëtuar edhe një 14-vjeçar që po udhëtonte në këtë mjet. Drejtuesi është shoqëruar në polici.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit.