E rëndë në Korenë e Jugut, mësuesja vret me thikë nxënësen 8 vjeçare

Koreja e Jugut është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasi një mësuese ka goditur për vdekje me thikë një vajzë 8 vjeçare në një shkollë fillore në Daejeon. Vajza u gjet me plagë me thikë në katin e dytë të shkollës dhe u shpall e vdekur në spital. Presidenti në detyrë i vendit Choi [...]Read More...

E rëndë në Korenë e Jugut, mësuesja vret me thikë nxënësen 8 vjeçare

Koreja e Jugut është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasi një mësuese ka goditur për vdekje me thikë një vajzë 8 vjeçare në një shkollë fillore në Daejeon.

Vajza u gjet me plagë me thikë në katin e dytë të shkollës dhe u shpall e vdekur në spital.

Presidenti në detyrë i vendit Choi Sang-mok urdhëroi një hetim mbi rastin dhe u kërkoi autoriteteve “të zbatojnë masat e nevojshme për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin më kurrë”.

Mësuesja kishte kërkuar një pushim prej gjashtë muajsh duke përmendur depresionin më 9 dhjetor, por ajo u kthye në shkollë vetëm 20 ditë më vonë pasi një mjek e vlerësoi atë si të aftë për të punuar.

Disa ditë para ngjarjes, mësuesja kishte shfaqur sjellje të dhunshme./abcnews.al