E vërteta e deklaratës të Egla Cenos, për Gjestin dhe Luizin. Fjalët “toksik”, “mashtrues” dhe “narcist” janë të komentuesve jo të fitueses së BB VIP Albania 3

  Aktorja dhe fituesja e BB VIP 3, Egla Ceno ka realizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagram. Teksa nga një ndjekës e ka pyetur dhe komentuar duke shkruajtur: Ky Gjesti është narcist, mashtrues, toksik, tre femra për tre muaj mashkull i degjeneruar. Kjo frazë nuk është përdorur nga Egla vetë, e cila thjesht i […]

E vërteta e deklaratës të Egla Cenos, për Gjestin dhe Luizin. Fjalët “toksik”, “mashtrues” dhe “narcist” janë të komentuesve jo të fitueses së BB VIP Albania 3

 

Aktorja dhe fituesja e BB VIP 3, Egla Ceno ka realizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagram. Teksa nga një ndjekës e ka pyetur dhe komentuar duke shkruajtur: Ky Gjesti është narcist, mashtrues, toksik, tre femra për tre muaj mashkull i degjeneruar.

Kjo frazë nuk është përdorur nga Egla vetë, e cila thjesht i ka kthyer përgjigje ndjekësit duke i thënë: “Mos harro që janë brez ‘tjetër’, kjo nuk i justifikon se prindërit tanë krijonin familje në moshën e tyre, por kohët kanë ndryshuar. Ndjenjat duket sikur kanë kaluar në plan të dytë. Ama ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë… siç bëri Luizi me Kiarën. Sjellja e Luizit ndaj Kiarës e lartësoi akoma më shumë në sytë e publikut. Mua personalisht më pëlqeu që e lartësoi atë grua”.

Por titulli i lajmit në lidhje me këtë postim, është keqkuptuar dhe fjalët narcist e mashtrues nuk janë përdorur nga Egla por nga komentuesi. Ky artikull ka patur si burim të cituar Newsbomb.al dhe më pas është përhapur në media të tjera, përfshirë dhe ne.

 

Egla ka reaguar duke publikuar lajmin dhe ka shkruajtur një sqarim duke ju drejtuar bloggerit Olti Curri.

 

Sqarojmë se Olti Curri nuk shkruan për por e kemi media partner dhe vetëm shpërndan linqet e shkrimeve të portalit tonë në faqen e tij të Facebook dhe Instagram.