Edhe Agim Bahtiri optimist: I kemi numrat
Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai foli para mediave për qëndrimet sa i përket formimit të qeverisë, për çka tha se numrat do të bëhen me deputetët e Republikës së Kosovës. Sa i përket formimit të qeverisë së re, Bahtiri tha se “numrat do të bëhen me

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai foli para mediave për qëndrimet sa i përket formimit të qeverisë, për çka tha se numrat do të bëhen me deputetët e Republikës së Kosovës.
Sa i përket formimit të qeverisë së re, Bahtiri tha se “numrat do të bëhen me deputetët e Republikës së Kosovës”.
“Unë mendoj se po, janë numrat për formimin e qeverisë…Numrat janë të deputetëve të cilët janë 61 e më shumë dhe ata do të bëhen… Është mendim i tyre, ne e dimë se i kemi numrat dhe do i bëjmë me deputetët e Republikës së Kosovës”, shtoi ai.
Ndryshe kryeministri në detyrë, Albin Kurti të enjten nuk i është përgjigjur mediave sa i përket formimit të qeverisë apo zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mundshme.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV-ja mori 48 mandate, numër ky i pa mjaftueshëm për të qeverisur e vetme në Kosovë.