Britani/ Sulmi kibernetik ndaj Agjencisë së Ndihmës Ligjore, aksesoi 2.1 milionë të dhëna
Një sulm kibernetik ndaj Agjencisë së Ndihmës Ligjore (LAA) ka çuar në aksesimin dhe shkarkimin e një “sasie të madhe të dhënash personale”, përfshirë regjistra të krimeve, njoftoi Ministria e Drejtësisë (MoJ). Grupi që realizoi sulmin ka deklaruar se ka arritur të aksesojë 2.1 milionë të dhënash, por MoJ ende nuk e ka verifikuar këtë [...]Read More...

Një sulm kibernetik ndaj Agjencisë së Ndihmës Ligjore (LAA) ka çuar në aksesimin dhe shkarkimin e një “sasie të madhe të dhënash personale”, përfshirë regjistra të krimeve, njoftoi Ministria e Drejtësisë (MoJ). Grupi që realizoi sulmin ka deklaruar se ka arritur të aksesojë 2.1 milionë të dhënash, por MoJ ende nuk e ka verifikuar këtë shifër.
Incidenti u zbulua më 23 prill, por qeveria britanike e kuptoi të premten se shkalla e shkeljes ishte më e gjerë se sa ishte menduar fillimisht. Sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë, ky shkelje është pasojë e “neglizhencës dhe keqmenaxhimit” nga qeveria e kaluar, e cila ka lënë të hapura dobësi të njohura në sistemet e Agjencisë së Ndihmës Ligjore.
Agjencia e Ndihmës Ligjore është përgjegjëse për menaxhimin e fondeve të ndihmës ligjore, që arrijnë në rreth 2.3 miliardë paundë për vitin 2023/24. Ky incident ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e të dhënave dhe mbrojtjen e informacionit personal të qytetarëve. / abcnews.al