Ekrem Hyseni: Batllava e vendosur për ndryshimin, misioni i përsosur për 9 Shkurt!

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, gjatë vizitës së tij në Batllavë, theksoi mobilizimin dhe angazhimin e madh të qytetarëve për ndryshimin që kërkohet në Kosovë. Ai shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë të banorëve të kësaj lagjeje dhe theksoi se janë të vendosur për të bërë ndryshimin që Kosova ka nevojë. “Janë të

Ekrem Hyseni: Batllava e vendosur për ndryshimin, misioni i përsosur për 9 Shkurt!

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, gjatë vizitës së tij në Batllavë, theksoi mobilizimin dhe angazhimin e madh të qytetarëve për ndryshimin që kërkohet në Kosovë.

Ai shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë të banorëve të kësaj lagjeje dhe theksoi se janë të vendosur për të bërë ndryshimin që Kosova ka nevojë.

“Janë të përcaktuar dhe të vendosur, prandaj edhe përkrahjen e kanë të parezervë! Kemi një mision të përbashkët: ndryshimin! Ky mision na përbashkon e mobilizon edhe më shumë, më 9 shkurt!” tha Hyseni, duke shtuar se 9 shkurti është momenti i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.Ai falënderoi qytetarët e Batllavës për angazhimin e tyre dhe u shpreh i bindur se LDK-ja do të arrijë fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme.