Ekspozita për legjendën Paolo Rosi në Shkup, Salihu: Le të jetë frymëzim për gjeneratat e reja

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Ekspozita për legjendën Paolo Rosi në Shkup, Salihu: Le të jetë frymëzim për gjeneratat e reja appeare Në Shkup u hap sot ekspozita titulluar “Paolo Rosi – djali i artë dhe legjendat e futbollit”. Ekspozita erdhi në Maqedoninë e veriut falë bashkëpunimit me sponsorin kryesor Trim & Lum, Ambasadën e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Institutin Italian të Kulturës në Beograd dhe FFM-në. Të pranishmit në Qendrën Multimediale “Mala Stanica” […] The post Ekspozita për legjendën Paolo Rosi në Shkup, Salihu: Le të jetë frymëzim për gjeneratat e reja appeared first on INA ONLINE.

Ekspozita për legjendën Paolo Rosi në Shkup, Salihu: Le të jetë frymëzim për gjeneratat e reja

The post d first on INA ONLINE.Ekspozita për legjendën Paolo Rosi në Shkup, Salihu: Le të jetë frymëzim për gjeneratat e reja appeare

Në Shkup u hap sot ekspozita titulluar “Paolo Rosi – djali i artë dhe legjendat e futbollit”.

Ekspozita erdhi në Maqedoninë e veriut falë bashkëpunimit me sponsorin kryesor Trim & Lum, Ambasadën e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Institutin Italian të Kulturës në Beograd dhe FFM-në.

Të pranishmit në Qendrën Multimediale “Mala Stanica” mes tyre edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi përmes fotografive, dokumenteve dhe veprave tjera u njohën me jetën dhe karrierën e Paolo Rosit dhe të legjendave të futbollit ndërkombëtar.

Ky eveniment i rrallë i simbiozës së kulturës dhe sportit është për nder të Kampionatit botëror në Spanjë në vitin 1982, në të cilin fitoi Italia, për nder të Paolo Rosit, si edhe të kampionëve të tjerë të famshëm nga gjithë bota.

Meritor për këtë ngjarje ishte edhe koordinatori i projektit, Muharrem Salihu.

“Kjo ekspozitë e këtij niveli është në gjendje të përçojë vlera kulturore dhe edukative gjithpërfshirëse. Përgëzoj gjithashtu promovuesit dhe organizatorët që me entuziazëm, përkushtim dhe punë të palodhshme kanë bërë të mundur realizimin e këtij eventi të jashtëzakonshëm. Dëshiroj që kjo ekspozitë të jetë frymëzim për fëmijët tanë dhe për të gjithë ata të rinjë që ëndërrojnë një karriere sportive në botën e gjerë të futbollit apo thjesht të fillojnë të ushtrohen në këtë sport gjatë kohës së lirë. Ju bëj ftesë të gjithë të rinjtë të vizitojnë ekspozitën dhe të përjetojnë rrugëtimin emocionues të yjeve të futbollit, shembuj jete që arritën lartësitë e suksesit duke u nisur nga pasioni”, theksoi Salihu.

Mendi Qyra, pronari i kompanisë Trim&Lum, njëkohësisht Kryetar i OEMVP dhe sponzor i klubit futbollistik “FC Struga Trim&Lum”, i shpallur si kampion i vendit dhe lider në futbollin vendor, në fjalimin e tij përshëndetës, shprehu përkatësisht rëndësinë e këtij manifestimi.

Ai theksoi se ekspozita do të sjellë emocione dhe mesazhe të fuqishme, duke përfaqësuar vlerat sportive dhe njerëzore, si dhe aktivitetet garuese futbollistike që ndajnë madhështinë e një populli ose shteti, e cila në esencë paraqet në një vlerë të shtuar në çdo aspekt të manifestimit.

Fjalë rasti patën ish-futbollisti i mirënjohur, Gianluca Zambrotta, Federika Kapeleti (bashkëshorte e Paolo Rosit dhe kryetare e Federatës Italiane të Futbollit për Femra), ambasadori i Italisë në Shkup, Andrea Silvestri dhe Marco Schembri si një nga përgjegjësit e ekspozitës që ka shëtitur disa qendra të njohura Evropiane.

Në ceremoninë e prerjes së shiritit ishte i pranishëm edhe kryeministri Talat Xhaferi.

Ekspozita kushtuar heroit italian të Kampionatit botëror në Spanjë nga viti 1982, në të cilin fitoi Italia, si dhe kampionëve të tjerë të famshëm nga e gjithë bota, do të jetë e hapur për publikun deri më 21 prill 2024 në Qendrën Multimediale “Mala Stanica’ në Shkup. Hyrja do të jetë falas.(INA)

 

The post Ekspozita për legjendën Paolo Rosi në Shkup, Salihu: Le të jetë frymëzim për gjeneratat e reja appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Ekspozita Paolo Shkup Salihu Maqedonin Ambasad Italis Republik Maqedonis Veriut Institutin Italian Kultur Beograd Qendr Multimediale Stanica Talat Xhaferi Rosit Kampionatit Spanj Italia Meritor Muharrem Mendi Kryetar OEMVP Struga Gianluca Zambrotta Federika Kapeleti Federat Italiane Futbollit Femra Andrea Silvestri Marco Schembri Evropiane Hyrja

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Ekspozita Paolo Shkup Salihu Maqedonin Ambasad Italis Republik Maqedonis Veriut Institutin Italian Kultur Beograd Qendr Multimediale Stanica Talat Xhaferi Rosit Kampionatit Spanj Italia Meritor Muharrem Mendi Kryetar OEMVP Struga Gianluca Zambrotta Federika Kapeleti Federat Italiane Futbollit Femra Andrea Silvestri Marco Schembri Evropiane Hyrja

Shqiperia ne Eurovision

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online