Emiratet e Bashkuara Arabe kundërshtojnë çdo përpjekje për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kundërshtojnë kategorikisht çdo përpjekje për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës dhe për t’u mohuar atyre “të drejtat e tyre të patjetërsueshme”, tha Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të “merrnin përsipër” Rripin e [...]Read More...

Emiratet e Bashkuara Arabe kundërshtojnë çdo përpjekje për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kundërshtojnë kategorikisht çdo përpjekje për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës dhe për t’u mohuar atyre “të drejtat e tyre të patjetërsueshme”, tha Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të “merrnin përsipër” Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta pasi palestinezët të zhvendosen diku tjetër dhe se kjo do të zhvillonte ekonomikisht enklavën e pushtuar palestineze.

Trump deklaroi këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili po viziton Shtetet e Bashkuara.

Propozimi i Trump u refuzua nga Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Sllovenia, si dhe shumë vende arabe./abcnews.al